“Mijëra njerëz pa shërbim shëndetësor”, Braçe shpërthen në Kuvend: Dua pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Kuvendi ditën e sotme ka nisur me akuza të forta brenda mazhorancës.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS, Erjon Braçe ka shpërthyer ashpër ndaj ministres së Shëndetësisë, Evis Sala ku deklaron se ka kërkuar seancë pyetje-përgjigje me ministren por nuk ka marrë përgjigje.
Më tej, socialisti u shpreh se qendra shëndetësore në njësinë 5 është me muaj të tërë pa shërbim shëndetësor, në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit të gripit.
"Kam paraqitur një kërkesë për pyetje përgjigje me ministrin e Drejtësisë, lidhur me mos funksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë nr.5. Jemi në pikun e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë. Nga 19 janari është bërë kërkesa, sot data 3 shkurt. Ata njerëz prej 4 muajsh kanë në nevojë. Duhet të ishte edhe në interesin e ministrit të vinte në këtë pyetje përgjigje të kërkuar. Nuk pres përgjigje në Kuvend që duhet ta shohim. Se po hyjmë në muajin e 5 me shërbim shëndetësor të kufizuar. Kur kthehet qendra shëndetësore në atë zonë?", tha Braçe./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















