top of page

Mbi 2,800 euro ekstra në një muaj, ja deputetët që përfituan më shumë.

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një dokument financiar mbi shpenzimet e Kuvendit të Shqipërisë për muajin korrik 2026 tregon se, përveç pagave, deputetët kanë përfituar edhe shuma shtesë për dieta, karburant, telefon, qira banese dhe shpenzime të tjera.


Sipas të dhënave, 10 deputetët me përfitimet më të larta shtesë në korrik kanë marrë nga rreth 2,700 deri në 2,812 euro mbi pagën bazë. Në krye të listës janë Antoneta Dhima, Elton Korreshi dhe Zamira Sinaj, me nga 2,812 euro.


Në total, përfitimet shtesë të deputetëve gjatë muajit korrik kapin shifrën e 250,997 eurove. Pjesën më të madhe e zënë dietat për udhëtimet brenda vendit, me 156,243 euro, të ndjekura nga rimbursimet për karburant me 49,512 euro dhe shpenzimet e telefonisë me 23,991 euro.


Ndërkohë, për pagat bazë të deputetëve janë shpenzuar rreth 290 mijë euro.

Kështu, sipas dokumentit, fatura totale e pagave dhe përfitimeve të deputetëve për muajin korrik arrin në 540,997.15 euro, ose afro 541 mijë euro.

Shifrat rikthejnë në vëmendje kostot financiare që lidhen me funksionimin e Kuvendit dhe përfitimet që ligjvënësit marrin përtej pagës së tyre mujore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page