Lajm i hidhur për futbollin: Ndahet nga jeta një figurë e dashur e sportit
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Me dhimbje është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të njohur kosovar, Ejup Mehmeti – Kapiti. Familjarët e tij kanë bërë të ditur lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ejup Mehmeti ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit në Kosovë, si sportist dhe më pas si trajner, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti.
Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv që humbi një njeri të veçantë dhe një profesionist të përkushtuar.
Pusho në paqe, Kapit!
“KORÇA BOOM”
