top of page

Lajm i mirë nga Rama: Shteti do të paguajë sigurimet për nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuar

  • 5 days ago
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat e reja të qeverisë për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar, gjatë një takimi në Qendrën Sociale “Jonathan”.


Rama bëri të ditur se Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026-2030 parashikon dyfishimin e mbështetjes ekonomike, më shumë shërbime në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim dhe rehabilitim.


Sipas kryeministrit, nga kjo masë do të përfitojnë rreth 11 mijë fëmijë dhe të rinj në të gjithë vendin.


“Mbështetja për këta fëmijë ishte bërë e pamjaftueshme për shkak të kostove të jetesës dhe vështirësive të tjera. Ne e premtuam dyfishimin e saj dhe sot kjo mbështetje është dyfishuar”, tha Rama.


Ndër të tjera, ai njoftoi se buxheti i shtetit do të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për nënat që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar, duke synuar të lehtësojë barrën e familjeve dhe të garantojë më shumë siguri për të ardhmen e tyre.

“KORÇA BOOM”


bottom of page