Lajm i mirë nga Skënderbeu, ja ç’po ndodh me katër futbollistët
top of page

Lajm i mirë nga Skënderbeu, ja ç’po ndodh me katër futbollistët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Të gjithë në Korçë kanë qenë me sy e veshë për të mësuar se çfarë po ndodh me katër futbollistët që ende nuk i janë bashkuar ekipit. Nga sa mësohet pranë klubit, lajmi është shumë pozitiv, pasi katër lojtarët janë pajisur me viza dhe brenda kësaj jave do të jenë të gjithë në Korçë, pranë ekipit.


I pari që ka njoftuar klubin ka qenë Saleh Nasr, i cili ka konfirmuar se do të mbërrijë në ditët në vijim.


Ndërkohë, tre futbollistët e tjerë, Randi, Luka Vaskuez dhe Baba Musa, do të vijnë një ose dy ditë më vonë, për shkak se kanë gjetur më pas mundësinë për biletat e avionit.


Me ardhjen e tyre, tashmë mund të thuhet se Skënderbeu do të ketë një arsenal të plotë dhe shumë konkurrues për t’u përballur me të gjitha ekipet në kampionat.

"KORCA BOOM"


bottom of page