top of page

Ja si ndryshon java e 20-të me afrimin e ndeshjes Skënderbeu-Kastrioti. Luhet në tre ditë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 hours ago
  • 1 min read

Java e 20-të e kategorisë së parë e planifikuar për tu luajtur në dy ditë, tashmë ka ndryshuar qysh pasditen e djeshme.


Në këtë mënyrë ndeshja që solli ndryshime në këtë javë është ajo e Korçës atje ku Skënderbeu do të presë në shtëpi Kastriotin.


Duke qenë se sinoptikanët kanë parashikuar reshje dëbore ditën e shtunë, FSHF ka vendosur që ta afrojë këtë takim dhe nga të shtunën që ishte në program do të luhet ditën e premte dhe do të startojë në orën 13:30.


Vetëm kjo ndeshje ndryshon axhendën, ndërkohë që 4 ndeshje të tjera do të luhen ditën e premte, midis tyre edhe Pogradeci-Korabi. Të dielën e 1 shkurtit do të luhet ndeshja e vetme dhe përmbyllëse e kësaj jave, ajo mes Lushnjës dhe Burrelit.


Më poshtë sjellim edhe axhendën e javës së 20-të të kategorisë së parë:

 

JAVA 20

30 janar 2026 (E Premte)

Ora 13:30 Skënderbeu-Kastrioti


31 Janar 2026 (E Shtunë)

Ora 13:30 Laçi-Luftëtari

Ora 13:30 Kukësi-Besa

Ora 13:30 Pogradeci-Korabi

Ora 13:30 Iliria-Apolonia


1 Shkurt 2026 (E Diel)

Ora 13:30 Lushnja-Burreli

“KORÇA BOOM”


bottom of page