Lajm i mirë nga Trauma, përmirësohet gjendja e policit të plagosur në Maliq
- Jun 6
- 1 min read
Ka lajme inkurajuese për gjendjen shëndetësore të efektivit të Policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë aksionit të zhvilluar disa ditë më parë në Maliq dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.
Sipas informacionit zyrtar të publikuar nga Spitali i Traumës, efektivi vijon të jetë i intubuar, por gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
Në njoftim thuhet se parametrat jetësorë të policit janë stabël, ndërsa ai po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipi mjekësor.
“Gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë, i ardhur nga Korça dhe i shtruar pak ditë më parë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), vijon të jetë i intubuar, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
Ekipi mjekësor i SUT-së do të vijojë ndjekjen në dinamikë të gjendjes shëndetësore të efektivit të Policisë dhe do të informojë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Spitalit të Traumës.
Kujtojmë se efektivi Edison Adri mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor në Maliq, ndërsa lajmet e fundit për gjendjen e tij kanë sjellë më shumë optimizëm për familjarët, kolegët dhe opinionin publik.
“KORÇA BOOM”
















