top of page

LAJM I ORËS SË FUNDIT: ZYRTARE/ E konfirmon klubi “Skënderbeu” për “Korça Boom” në mesnatë. Skënderbeu-Tirana luhet në shtëpi!

Sep 8
1 min read

Edhe pse janë orët e mesnatës rrjete të ndryshme sociale shkruajnë se ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës që do të luhet ditën e premte, mund të luhet në stadiumin e Rrogozhinës “Arena Egnatia”.


Për këtë portali ynë “Korça Boom” ka kontaktuar në këtë mesnatë drejtues të klubit “Skënderbeu” të cilët konfirmojnë për portalin tonë se nuk ka asnjë mëdyshje në këtë moment, pasi ndeshja Skënderbeu-Tirana do të luhet të premte në orën 18:30 në stadiumin “Skënderbeu” dhe askund tjetër.


Në këtë moment mund të themi që fjalët e orëve të fundit që ndeshja do të luhet jashtë qytetit juglindor janë thjesht thashetheme dhe asgjë më shumë se kaq, ndërkohë që në qytetin juglindor e quajnë të mbyllur çështjen e stadiumit.


Skënderbeu do të kthehet të premte të luajë në shtëpi ndeshjen e parë për këtë sezon dhe ky lajm është zyrtar, përpos lajmeve të tjera jozyrtare.

“KORÇA BOOM”


bottom of page