top of page

Lajm i trishtë për kolegët dhe studentët, ndahet nga jeta pedagogia

Oct 11
1 min read

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Tiranë, ku është njoftuar ndarja e papritur nga jeta e pedagoges Prof. Asoc. Dr. Juliana Zaharia.


Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të fakultetit, ku kolegët e kanë kujtuar me fjalë të ndjera, duke vlerësuar figurën e saj si pedagoge dhe bashkëpunëtore.


“Kolegia jonë e dashur, Prof. Asoc. Dr. Juliana Zaharia, ndërroi jetë në mënyrë të papritur. Juli ishte pedagoge dhe kolege e shkëlqyer, gëzonte respektin e studentëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale.


Në këto momente të vështira, kolegët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët, të afërmit dhe miqtë e pedagoges.


“Ngushëllime nga zemra për mamanë, motrën, familjen, kolegët dhe miqtë!”, përfundon mesazhi i tyre.


Ndarja e papritur nga jeta e Julianës lë pas dhimbje te familjarët, kolegët dhe studentët që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

“KORÇA BOOM”


bottom of page