Lajme pozitive për Skënderbeun: Klevis Shaqe rikthehet në stërvitje pas dëmtimit
- Korca Boom
- Oct 6
- 1 min read
Lajme të mira vijnë nga kampi i Skënderbeut në lidhje me gjendjen e mbrojtësit Klsevis Shaqe, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Pogradecit dhe qëndroi jashtë fushës për rreth dy javë.
Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se Shaqe i është bashkuar sërish grupit në stërvitje dhe aktualisht ndodhet në fazën përfundimtare të rikuperimit. Për fat të mirë, dëmtimi nuk ka rezultuar i rëndë dhe nuk ka pasur pasoja serioze për shëndetin e lojtarit.
Vetë futbollisti ka konfirmuar se ndjehet mirë dhe shumë shpejt do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në fushë, duke forcuar kështu repartin e mbrojtjes për ndeshjet e ardhshme.
Fakti që kampionati ndodhet në një periudhë ndërprerjeje i jep mbrojtësit kohën e nevojshme për të rikuperuar plotësisht, me shumë gjasa duke qenë i gatshëm për sfidën e radhës.
Rikthimi i Shaqes vjen në një moment të rëndësishëm për skuadrën, e cila po përgatitet për pjesën vendimtare të sezonit dhe ka nevojë për të gjithë lojtarët në formë optimale.
“KORÇA BOOM”
