Lëvizje surprizë në Lindjen e Mesme: A po nis armëpushimi mes dy vendeve?
- 4 days ago
- 1 min read
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor, i cili pritet të hyjë në fuqi në mesnatë sipas kohës lokale.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump tha se ka zhvilluar biseda me presidentin libanez Joseph Aoun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke theksuar se palët kanë pranuar nisjen e një armëpushimi si hap drejt paqes.
Sipas tij, marrëveshja parashikon një ndërprerje të luftimeve për 10 ditë dhe përfshin edhe ftesa për takime të mëtejshme në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, ka mirëpritur zhvillimin, duke deklaruar se vendi i tij ka kërkuar prej kohësh ndalimin e konfliktit.
Lajmi vjen pas përshkallëzimit të luftimeve në rajon, përfshirë sulme të rënda në jug të Libanit dhe shkatërrime të infrastrukturës, ndërsa autoritetet raportojnë mijëra viktima që nga fillimi i konfliktit.
“KORÇA BOOM”
















