top of page

LAJMI FUNDIT/ Ndryshon sërish çmimi i naftës

  • 17 hours ago
  • 1 min read

Bordi i Transparencës ka ndërhyrë sërish në tregun e karburanteve ditën e sotme, duke vendosur çmimet e reja, në ndryshim me një ditë më parë.


Nafta është ulur me 3 lekë dhe benzina është ulur me 2 lekë për litër.


“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër”, njoftoi Bordi ditën e sotme.


Ky vendim nis nga ora 13:00 e pasdites së sotme (15 maj).


Një ditë më parë (14 maj), nafta u shit me 201 lekë/litri dhe benzina me 187 lekë/litri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page