LAJMI FUNDIT/ Ngjarje në Korçë, Devoll, Dvoran dhe Pogradec. Mësoni çfarë ka ndodhur!
- 17 hours ago
- 2 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. B., 30 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë. Në aksin rrugor "Pogradec-Korçë" në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen E. M., 21 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, këmbësore në rrugë, e cila po merr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore" për shtetasit R. V., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe H. F., 24 vjeç, banues në Korçë. Në bulevardin "Republika", Korçë, këta shtetas janë konstatuar në rrugë duke iu bërë shenjë automjeteve të ndalonin, me një tabelë me mbishkrimin "Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Kontrolli Tatimor", e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprën penale "Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës" për shtetasin M. H., 35 vjeç, banues në Korçë. Në lagjen nr.18, Korçë, ky shtetas u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme duke djegur disa pajisje elektroshtëpiake të vjetra, në terren të hapur, duke shkaktuar ndotjen e ajrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. U., 25 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Gracë, Devoll, dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasen D. Gj., 70 vjeçe, për motive pronësie.
Në vijim të informacionit datë 09.02.2026, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur midis disa shtetasve në lagjen nr. 1, Pogradec, sot u paraqit në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Pogradec, i cili rezultonte i shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Shkatërrimi i pronës". Pas konsultimit me Prokurorin e çështjes, 28-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















