LAJMI FUNDIT/ Plagosje me thikë, arrestohet autori i dyshuar (EMRAT)
- Korca Boom
- 7 days ago
- 1 min read
Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia të qytetit bregdetar, në bulevardin Ismail Qemali.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se plagosja ka ardhur pas agravimit të situatës gjatë konfliktimit për motive të dobëta të dy personave.
Mësohet se i plagosuri është Ilir Suloti, ndërsa autori i dyshuar është Fjodor Edmond Zeqo.
Po ashtu bëhet e ditur se autori i plagosjes është arrestuar nga Policia, ndërkohë që i lënduari është dërguar drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./Shqiptarja
“KORÇA BOOM”



















