top of page

BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu nesër përballë Tiranës, djemtë thirrje tifozëve për mbështetje!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Në momentin më të mirë të formës së tij, Skënderbeu zbret në parket për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.


Java XIV – Kampionati Kombëtar i Basketbollit Meshkuj


Skënderbeu vs KS Tirana

01.02.2026

Ora 14:00

Palestra “Arefi Berberi”


Skuadra jonë vjen me besim, grintë dhe ambicie, gati për të dhënë maksimumin në një përballje që kërkon zemër, karakter dhe mbështetje totale nga tifozët tanë.


Ju presim të gjithëve për të qenë lojtari ynë i gjashtë dhe për ta shtyrë Skënderbeun drejt fitores!


Forca Skënderbe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page