LAJMI FUNDIT/ Plas koka*na në Korçë. Baste të paligjshme në lagjen 17-të. Në Kolonjë 37-vjeçari dhunon babain!
- 5 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. D., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë ju gjet një peshore elektronike dhe mbetje lënde të dyshuar kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Kamëz, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe për baste sportive.
Aparati celular iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Ll. K., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. C., 37 vjeç, banues në Leskovik, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















