LAJMI FUNDIT/ Policia gjen kok*inë në lagjen 4 në Korçë. Procedim në Maliq. Sherr në Pogradec arrestohen 2 persona
- 2 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. O., 27 vjeç dhe R. O., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. O., 29 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas dje në fshatin Blacë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur fizikisht shtetasit Q. M., dhe nipin e tij shtetasin K. D. Po punohet për kapjen e shtetasit Xh. O.
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit E. F., 44 vjeç dhe E. L., 44 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi". Këta shtetas janë akomoduar dhe kanë marrë shërbim, në një hotel në qytetin e Pogradecit dhe më pas janë larguar pa kryer pagesën.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. S., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen M. P., banuese në Maliq, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















