top of page

Vidhte në 'heshtje' nëpër qytet, arrestohet 26-vjeçari që “bënte namin” nëpër markete

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrësi, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në biznese të ndryshme të qytetit.


Sipas hetimeve, i riu ka kryer tre vjedhje në data të ndryshme, më 10 shkurt, 5 mars dhe 9 prill 2026. Ai ka marrë produkte në tre subjekte, përfshirë markete dhe tabakino, në lagjet nr. 1, nr. 15 dhe nr. 17.


Policia arriti ta identifikojë dhe ta ndalojë pas denoncimeve të pronarëve të bizneseve. Ai rezulton të ketë pasur edhe më parë probleme të ngjashme.


Operacioni policor i koduar “Episodet” çoi në arrestimin e tij, ndërsa hetimet vazhdojnë për të parë nëse është i përfshirë edhe në raste të tjera.


Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page