top of page

LAJMI FUNDIT/ Sherr masiv mes 7 personash në Pojan të Maliqit. Ja njoftimi i bluve!

  • 1 day ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” për shtetasit A. I., 36 vjeç; V. I., 39 vjeç; I. M., 60 vjeç; M. T., 43 vjeçe; L. K., 50 vjeçe; D. I., 40 vjeçe; banues në fshatin Pojan, Maliq. Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page