LAJMI FUNDIT/ Skënderbeu sot miqësore me… Mësoni orën dhe kundërshtarin
top of page

LAJMI FUNDIT/ Skënderbeu sot miqësore me… Mësoni orën dhe kundërshtarin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 21 minutes ago
  • 1 min read

Në prag të ndeshjeve të javës së 19-të të kategorisë së parë, Skënderbeu mësohet se ditën e sotme do të luajë një test miqësor ndaj Devollit. Bilishtarët duke qenë pranë qytetit juglindor dhe në përgatitjet dimërore që po zhvillon, ka zgjedhu bardhekuqtë për këtë test të sotëm.


Burimë pranë kësaj miqësoreje bëjnë me dije se ndeshja do të startojë në orën 15:00 në stadiumin “Skënderbeu”. Pjesa e parë prej 45 minutash do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Devollit.


Ndërkohë që në pjesën e dytë do të jenë devollinjtë që do të qëndrojnë në fushë, ndërkohë që përballë do të jetë Skënderbeu U-19.


Pra Skënderbeu do të luajë 45 minuta miqësore sot në orën 15:00, ndërkohë që Devolli do të luajë të dy pjesët e kësaj ndeshjeje testi.  

“KORÇA BOOM”


bottom of page