LAJMI FUNDIT/ Bie sërish Skënderbeu. Kampionët e Egnatias të fortë për bardhekuqtë. E dyta humbje radhazi!
- 12 hours ago
- 2 min read
Egnatia - Skënderbeu 2-1
Shënues: Albanese 14', Loukili 84' / Nasr 34'
“Abissnet Superiore”: Java 3
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Smajli, Sota, Ajeti, Aliyev, Yago, Kryeziu, Aleksi, Bakalli, Albanese, Montenegro. Trajner: Nevil Dede.
SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Nasr, Bismark, Vangjeli, Janaqi, Drame, Grazhdani, Musa, Shaqe, Amadou. Trajner: Julian Ahmataj.
NGJARJET KRYESORE
90+3′ Karton i verdhë pas faullit të Smajlit tek Egnatia.
90+2′ Largohet Musa dhe aktivizohet Veliçkovski te Skënderbeu.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
90′ Karton i verdhë për Abubakar te Skënderbeu pas faullit ndaj Loukilit.
89′ Aktivizohen Diallo dhe Totre, largohen Vangjeli dhe Janaqi te Skënderbeu.
84′ GOOOL! Egnatia 2-1 Skënderbeu/ Albanese gjen Loukilin, i cili me kokë tund rrjetën duke rikthyer Egnatian në avantazh. Goli konfirmohet pasi u pa me VAR për pozicion jashtë loje.
83′ Alia ndëshkohet me karton të verdhë te Skënderbeu për protesta.
81′ Albanese reklamon një goditje ndaj tij. Çdo gjë rifillon normalisht.
79′ Largohet Nasr dhe aktivizohet Abubakar te Skënderbeu.
78′ Goditje për t’u harruar nga Adjesa tek Egnatia.
74′ Ndreca merr vendin e Ajetit tek Egnatia.
70′ Karton i verdhë për Loukilin tek Egnatia. Shkak bëhen protestat.
64′ Tek Egnatia kërkojnë me ngulm një penallti. Gjyqtari Cjapi i tregon Aleksit kartonin e verdhë.
60′ Gruda merr vendin e Diabate tek Egnatia.
54′ Skënderbeu i afrohet golit. Dajsinani bëhet shpëtimtar.
52′ Egnatia tenton të gjejë golin me Alijev, i cili godet me kokë pas harkimit nga këndorja. Sërish topi përfundon jashtë.
48′ Adjesa provon tek Egnatia. Topi nuk ka koordinatat e duhura.
46′ Nis pjesa e dytë. Lleshi merr vendin e Grazhdanit te Skënderbeu. Egnatia largon Bakallin, Montenegron dhe Kryeziun. Aktivizon Loukilin, Adjesën dhe Diabaten.
45+6′ Mbyllet pjesa e parë, Egnatia 1-1 Skënderbeu.
45+5′ Montenegro provon me kokë pas një harkimi. Topi përfundon jashtë.
45+4′ Egnatia kërkon penallti. Gjyqtari dhe VAR nuk ndajnë të njëjtin mendim.
45′ Akordohen 5 minuta shtesë.
45′ Alia shpëton Skënderbeun duke i mohuar golin Ajetit.
40′ Aleksi rrezikon shumë me ndërhyrjen e tij ndaj Nasr. Gjyqtari e fal duke mos e ndëshkuar. Nasr merr ndihmën e stafit mjekësor për 3 minuta.
39′ Rast i mirë për Egnatian. Montenegro nuk përfiton si duhet në zonën kundërshtare.
37′ Shaqe provon nga distanca te Skënderbeu. Topi përfundon jashtë.
34′ GOOOL! Egnatia 1-1 Skënderbeu/ Tjetër penallti për Skënderbeut, ndërsa këtë herë vjen me VAR pas disa minutave rishikim. Nasr e merr përsipër dhe e kthen në gol.
27′ Tension mes dy skuadrave në Rrogozhinë. Gjyqtari qetëson Aleksin dhe Bismarkun.
24′ Skënderbeu mundohet të reagojë. Musa provon me roveshatë, por topi përfundon jashtë.
14′ GOOOL! Egnatia 1-0 Skënderbeu/ Albanese kalon në avantazh kampionët me golin e tij.
11′ Bismark merr përsipër një penallti të kontestuar. Dajsinani e ndal goditjen e sulmuesit të Skënderbeut.
7′ Albanese provon tek Egnatia. Ndal portieri Alia.
1′ Nis ndeshja.
“KORÇA BOOM”
















