Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ Ja ku ishte epiqendra
- 13 minutes ago
- 1 min read
Një lëkundje sizmike me magnitudë 2.7 është regjistruar në zonën e Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 10 kilometrash, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasanit.
Lëkundja ka qenë me intensitet të ulët.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
“KORÇA BOOM”
















