top of page

Breshëri dëmton rëndë kulturat bujqësore në Devoll, rreth 40 hektarë sipërfaqe të prekura, fasulja më e dëmtuara

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Reshjet e breshërit të një dite më parë kanë shkaktuar dëme në rreth 40 hektarë sipërfaqe bujqësore në Devoll.


Sipas të dhënave të Bashkisë Devoll, specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë kanë nisur monitorimin në terren për të evidentuar dëmet.


Në njësinë administrative Miras, në fshatrat Braçanj dhe Dobranj, dëmet e konstatuara deri më tani llogariten në rreth 40% të sipërfaqeve të prekura.


Kultura më e dëmtuar është fasulja. Vetëm në fshatin Dobranj janë evidentuar rreth 30 hektarë me këtë kulturë, me një nivel dëmtimi që varion nga 50% deri në 60%. Dëmtime janë konstatuar edhe në kultura të tjera, mes tyre qepa, molla dhe perimet.


Inspektimet në terren do të vijojnë gjatë tre ditëve të ardhshme për të përcaktuar sipërfaqet e plota të dëmtuara dhe për të përditësuar të dhënat mbi pasojat e reshjeve./ Top Channel

“KORÇA BOOM”



bottom of page