top of page

RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES/ Egnatia një “makineri perfekte”, Skënderbeu mbetet në zonën e ftohtë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut ngriti siparin e javës së tretë të Superiores.


Kampionët në fuqi arritën të regjistronin triumfin e radhës, teksa mposhtën korçarët e Juljan Ahmatajt me rezultatin 2 me 1, duke arkivuar 9 pikë në 3 ndeshjet e para.


Një ecuri kjo që i shndërron rrogozhinasit në një “makineri perfekte”. Ndërkohë në krahun tjetër “ujqërit e dëborës” mbeten në zonën e ftohtë me vetëm 1 pikë në 3 javë.


Vlen të theksohet fakti se në 3 javët e para, Skënderbeu i ka luajtur të 3 ndeshjet në transfertë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page