top of page

LAJMI FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Dvoran, gjendet i pajetë në banesë 50-vjeçari. Ja dyshimet e para

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dvoran. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak ndërsa policia është njoftuar nga fqinjët.


50-vjeçari jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar disa vite më parë nga bashkëshortja ndërsa kjo e fundit me fëmijët jetojnë jashtë shtetit.


Policia po kryen veprimet lidhur me rastin ndërsa trupi është çuar për ekspertizë në morgun e spitalit të Korçës.

"KORÇA BOOM"


bottom of page