top of page

LAJMI I FUNDIT/ Procedim penal për 5 shtetas nga policia e Korçës. Ja komunikata e bluve!

  • Mar 6
  • 1 min read

Kalim ilegal në Greqi dhe prerje e paligjëshme e pyjeve, procedohen penalisht 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasit:


-D. P., 35 vjeç, banues në Rubik, Mirditë;


-E. Ç., 35 vjeç, banues në Peshkopi;


-E. P., 28 vjeç, banues në Bilisht;


-M. L., 28 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë.


Shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë kaluar ilegalisht në Greqi.


-Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasin D. B., 53 vjeç, banues në fshatin Kuç, Devoll. Ky shtetas u konstatua në rrugën “Vidohovë-Miras” pranë vendit të quajtur “Gryka e Poçrovës” duke transportuar me një mjet kamioncinë, dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page