top of page

Lajmi i fundit/ Dhunë ndaj gazetarit në mbrëmje, zbulohet shkaku i konfliktit

  • May 18
  • 1 min read

Gazetari Ervin Dushi ka denoncuar se është dhunuar fizikisht mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 20:00, nga disa persona.


Sipas pretendimeve të tij, autori kryesor i incidentit është shtetasi P. G., i identifikuar prej gazetarit si pronar i rrjetit të marketeve Xhedis, i cili ndodhej i shoqëruar edhe nga persona të tjerë në momentin e konfliktit.


Gazetari ka deklaruar se përplasja ka ndodhur si pasojë e një denoncimi të bërë më parë prej tij, në mbështetje të një punonjëseje të një prej marketeve të administruara nga biznesmeni. Sipas Dushit, punonjësja kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin dhe ai kishte bërë publik rastin.


Ngjarja ka ngritur shqetësime, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në incident.

“KORÇA BOOM”


bottom of page