top of page

LAJMI I FUNDIT: Moraes nuk vjen, gati akordi me…

  • Jul 11, 2023
  • 1 min read

Braziliani Junior Moraes nuk do të vijë në Korçë dhe kjo do të thotë se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Skënderbeut.

Ky është lajmi më i fundit që mësojnë burime pranë “Korça Boom”. Të njëjtat burime bëjnë me dije se për arsye familjare mesfushori në fjalë nuk do të kthehet më në Shqipëri.

Kjo ka bërë që Skënderbeu dhe drejtuesit e klubit të “vrapojnë” për të gjetur menjëherë një mesfushor tjetër, madje shumë herë më cilësor se Moraes. Akordi me mesfushorin që pritet të mbërrijë te Skënderbeu është thuajse në shumë pranë dhe pritet që nga ora në orë të zbulohet edhe emri.

Në këtë mënyrë, Junior Moraes e ka mbyllur aventurën e tij në Shqipëri.



bottom of page