top of page

Finalja nis me spektakël: Tirana triumfon 3-1 ndaj Pogradecit

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Pogradeci-Tirana 1-3

(22-25, 23-25, 25-21, 18-25)


Është zhvilluar ditën e sotme në Pallatin e Sportit “Arefi Berberi” në Pogradec, finalja e parë e kampionatit të volejbollit për vajza mes Pogradecit dhe Tiranës.


Vajzat bardheblu kanë hedhur hapin e parë drejt titullit, duke fituar këtë përballje me rezultatin 3-1 në sete.


Seti i parë ishte i luftuar, por në fund ishte Tirana që triumfoi me rezultatin 25-22.


Bardheblutë vijuan me të njëjtin ritëm edhe në setin e dytë, duke e fituar 25-23.


Pogradeci reagoi në setin e tretë, ku arriti të ngushtojë diferencën duke fituar 25-21 dhe duke mbajtur gjallë shpresat në këtë takim.


Megjithatë, Tirana dominoi në setin e katërt, duke e mbyllur atë me rezultatin 25-18 dhe gjithë ndeshjen me shifrat 3-1.


Ndeshja e dytë finale do të zhvillohet më 24 prill, në orën 18:00, në Pallatin e Sportit në Farkë, ku pritet një tjetër përballje e fortë mes dy skuadrave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page