top of page

LAJMI I FUNDIT/ Skënderbeu mposht Partizanin pastër në kryeqytet!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Partizani-Skënderbeu 0-3

(21-25, 18-25, 19-25)

 

Ka përfunduar pak momente më parë në kryeqytet ndeshj e javës së katërt e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra mes Partizanit dhe Skënderbeut me fitoren e pastër 0-3 të vajzave bardhekuqe që në këtë mënyrë e kanë siguruar dyshen e parë të Grupit A.


Një fitore që në fakt konfirmon se Partizani këtë sezon është më poshtë se Skënderbeu, ndërkohë që të tre setet e takimit kanë pasur thuajse të njëjtën pamje, ku të kuqet kryeqytetase edhe pse janë përpjekur të bëjnë diçka nuk kanë mundur të ndalin qoftë edhe në një set Skënderbeun.


Skënderbeu me këtë fitoe shkon në kuotën e 9 pikëve në Grupin A, aq sa ka edhe Pogradeci, por liqenoret kanë një ndeshje më pak, pasi nesër luajnë ndaj Korabit në Peshkopi.


Tashmë Pogradeci si kryesues i grupit dhe Skënderbeu duket se do të jenë skuadrat gjysmëfinalste të Kupës.


Suksese vajzave të Skënderbeut!

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page