top of page

LAJMI I ORËS SË FUNDIT/ Fidel Kreka zyrtarizon votat e subjektit. Ja sa vota janë marrë dhe çfarë pritet!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Nuk ka asnjë mëdyshje edhe pse kanë mbetur edhe 2707 vota për tu numëruar për qarkun e Korçës nga votat e Diasporës. Për Fidel Krekën mbetet vetëm vendimi zyrtar për tu dhënë, pasi është deputet në parlamentin e ardhshëm. Edhe pse socialistët vazhdojnë të thotnë se kanë shpresë për mandatin e 7-të në Korçë kjo nuk mund të ndodhë më.


Me leximin e zarfave të mbrëmjes së djeshme tashmë PD me 2899 vota ka siguruar mandatin e katërt dhe nuk mund ta humbasë në zarfat që kanë mbetur për tu numëruar, që janë edhe 2707 të tilla (në total janë 16.235 zarfa dhe janë numëruar 13.528).


Fidel Krekës i duheshin gjithsej 2882 vota nga diaspora për subjektin dhe këtë e ka arritur deri në këto momente. Pra numërimi i zarfave të fundit është thjesht një formalitet dhe Fidel Kreka pret vetëm leximin e zarfave për kandidatët që edhe ato janë thuajse në favor të tij.


Themi këtë, pasi Kreka është i pari me 6523 vota pas numërimit të votave për qarkun e Korçës. I dyti është Kristiano Koçibelli me 5213 vota dhe diferenca është shumë e thellë, prej 1310 votash. Në këtë mënyrë, Fidel Kreka tashmë është 99% deputet në parlamentin e ri dhe mbetet vetëm leximi thjesht sa për statistikë i zarfave të diasporës për kandidatët për të zyrtarizuar edhe të katërtin e PD-së në qarkun e Korçë si deputet.


PS e donte shumë mandatin e 7-të në qarkun juglindor, por nuk ja doli, ndërkohë që edhe sot pritet të numërohen 2707 zarfat e fundit dhe nga nesër do të fillojë leximi për kandidatët, ku Kreka ka votat e tij nga ajo që është parë nga numërimi i deritanishëm dhe nuk rrezikon aspak vendin e deputetit. I 7-ti i PS-së ishte Arian Jaupllari që në këtë mënyrë humbi vendin në parlament dhe nuk ka më shpresë për të edhe pse deri dje të gjithë shpresonin shumë te një përmbysje.


Fidel Kreka është demokrati i ri që do të ulet nha shtatori në karriget e parlamentit shqiptar.

Urime FIDEL!

 

Ja si paraqitet gjendja e partive në 13528 zarfa të numëruara:

1.     PD-ASHM                 2899 vota                 21.68 %

2.     Bashkë                       265 vota                  1.98 %

3.     Lëvizja Atdheu             16 vota                   0.12 %

4.     KEA                              43 vota                   0.32 %

5.     PS                            8415 vota                  62.94 %      

6.     NISMA-SHB             1142 vota                  8.54 %

7.     AKSH                           80 vota                   0.60 %

8.     ADR                               5 vota                   0.04 %

9.     DZH                            23 vota                   0.17 %

10.MUNDËSIA                  347 vota                  2.60 %

11.PSD                               134 vota                 1.00 % 


“KORÇA BOOM”



bottom of page