LAJMI I ORËS SË VONË/ Aksident i rëndë, 6 fëmijë dhe një grua shtatzënë përfundojnë në spital
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Vaqarrit, në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur gjashtë fëmijë të mitur dhe një grua shtatzënë.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05, kur automjeti që drejtohej nga shtetasja me iniciale Xh. Sh. është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin A. P.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar gjashtë fëmijë të moshave 6 deri në 10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin e drejtuar nga gruaja. Në aksident ka mbetur e plagosur edhe vetë drejtuesja e mjetit, e cila raportohet se është shtatzënë.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















