Lajmi i orës së vonë/ Atentat me a*më zj*rri, vr*tet pronari i një karburanti
- 18 hours ago
- 1 min read
Updated: 10 hours ago
Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e kësaj të enjteje qytetin e Sarandës. Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Gjashtës, ku ka mbetur i vrarë Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në qytet.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me armë zjarri dhe dyshohet se ka marrë një plumb në kokë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë pas atentatit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me autorët apo motivet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në qytet, ndërsa policia pritet të dalë me një reagim zyrtar në vijim.
“KORÇA BOOM”
















