top of page

Largimi nga posti, Spiropali: “Përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen”

  • Feb 27
  • 1 min read

Elisa Spiropali ka reaguar me një mesazh në Facebook pas përfundimit të detyrës së saj, duke theksuar se “dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim”. Ajo shprehet se në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.


Spiropali falënderon Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë ndër vite, duke theksuar se “mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal”. Sipas saj, shërbimi ndaj Shqipërisë ka qenë një zgjedhje e vetëdijshme dhe pjesë e një vizioni për ta orientuar vendin drejt integrimit europian.


Ajo nënvizon se institucionet janë më të mëdha se individët dhe se angazhimi i saj publik do të vijojë me të njëjtën përgjegjësi, pasi pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma që lë pas në jetën politike mbetet

"KORCA BOOM"


bottom of page