top of page

“Le të jetë kjo ditë burim paqeje dhe gëzimi!” Begaj e Rama përcjellin urimet e Krishtlindjes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 25, 2025
  • 1 min read

Këtë mëngjes Krishtlindje, një urim është postuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka uruar qytetarët shqiptarë për Krishtlindje me një mesazh të veçantë në rrjetet sociale.


Ai shoqëroi urimin me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”:


“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, ‘Çeta e Profetëve’, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen.” shkroi Rama.


Një urim është bërë edhe nga presidenti Bajram Begaj, përmes  një postimi në platformën X, ku shkruan: “Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”/ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page