top of page

Ledina Alolli kaloi me grupin e Partisë së Lirisë, Fidel Kreka kalon me Grupin e Fatmir Mediut/ Çfarë po ndodh me PD-në e Korçës…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 17, 2025
  • 1 min read

Janë zbuluar deputetet demokratë që PD i ka “huazuar” Fatmir Mediut për të krijuar grupin e tij parlamentar.


Këta do të bëjnë grupin e ri parlamentar me kryetar Fatmir Mediun.


Mesila Doda do të jetë e pavarur pasi nuk ka pranuar të deklarohet deputete e PD-së.


Grupi i tretë kuvendor opozitar:


Fatmir Mediu, PR

Vangjel Dule, PBDNJ

Greta Bardeli PD

Denisa Vata PD

Zija Ismaili PD

Artan Luku, Agraret

Fidel Kreka PD


Kujtojmë që më parë ishte Ledina Alolli që kaloi me grupin opozitar të Partisë së Lirisë, tashmë është Fidel Kreka që kalon me Fatmir Mediun e Partisë Republikane.


Gjithsesi të dy këta deputetë janë pjesë e listës së PD-së dhe për të gjitha arsyet nuk duhet të ndërrojnë identitet, qoftë kusdo parti, pasi demokratët e Korçës i votuan për Partinë Demokratike dhe anë marrë votat e demokratëve.


Qoftë e gabuar apo jo, por Kreka dhe Alolli të PD-së mbetetn të PD-së dhe nuk duhet të “huazohen” te parti të tjera opozitare.


Qofshim të gabuar, por kjo mërzit demokratët e Korçës…


Me të drejtë ngrejmë pyetjen, po PD-ja e Korçës ku përfaqësohet në Parlament me cilin grup parlamentar të PD-së?

“KORÇA BOOM”


bottom of page