Lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues pas përplasjeve para Kuvendit
- 1 day ago
- 1 min read
Policia ka liruar Dritan Goxhajn dhe dy protestues të tjerë, të cilët ishin shoqëruar pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit.
Mes të liruarve është edhe protestuesi Shkëlzen Buzi. Pas lirimit nga ambientet e komisariatit, ata janë pritur nga një grup qytetarësh të mbledhur pranë Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.
Më herët, personat ishin shoqëruar nga policia pas tensioneve të krijuara gjatë protestës, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
“KORÇA BOOM”
















