top of page

LISTA/ Kush janë deputetët që votuan “pro” shkrirjes së 15 bashkive, si u siguruan 85 vota

4 days ago
2 min read

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të 9 tetorit Reformën Territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Projektligji i mazhorancës socialiste mori 85 vota pro dhe 34 kundër, duke siguruar shumicën e cilësuar të kërkuar për miratimin e ndarjes së re administrativo-territoriale.


Votimi u zhvillua pas një seance maratonë, të shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës


Partia Socialiste arriti të ruante mbështetjen e grupit të saj parlamentar, ndërsa tre votat e tjera erdhën nga deputetë të Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga Tom Doshi. Kështu, mazhoranca arriti të kapërcente pragun prej 84 votash të nevojshme për miratimin e reformës.


Vëmendje të veçantë morën deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, të cilët gjatë diskutimeve kishin shprehur rezerva për mënyrën se si ishte konceptuar reforma, por në votimin përfundimtar mbështetën projektligjin. Edhe Vullnet Sinaj, i cili kishte kritikuar draftin, votoi pro.


LISTA e deputetëve që votuan PRO


Niko Peleshi

Klodiana Spahiu

Delina Ibrahimaj

Erion Malaj

Albana Koçiu

Ervin Demo

Mirela Kumbaro Furxhi

Blendi Gonxhja

Adea Pirdeni

Skënder Pashaj

Loer Kume

Xhenis Çela

Taulant Balla

Olsi Komici

Damian Gjiknuri

Pirro Vengu

Zegjine Çaushi

Ermal Pacaj

Aurora Mara

Ulsi Manja

Elton Korreshi

Admir Kadeli

Vullnet Sinaj

Milva Ekonomi

Onid Bejleri

Fatmir Xhafaj

Ermal Elezi

Erion Braçe

Aulona Bylykbashi

Bledi Çomo

Adi Qose

Ogerta Manastirliu

Belinda Balluku

Blendi Klosi

Evis Kushi

Romina Kuko

Arkend Balla

Petrit Malaj

Erjo Mile

Ervin Hoxha

Elisa Spiropali

Lindita Nikolla

Piro Dhima

Sara Mila

Briseida Çakërri

Bora Muzhaqi

Igli Hasani

Ardit Bido

Iris Luarasi

Hysen Buzali

Bujar Rexha

Olta Xhaçka

Ilirian Pendavinji

Bledar Çuçi

Ramion Kurti

Agron Malaj

Olta Xhaçka

Ilirjan Pendavinji

Bledar Çuçi

Antoneta Dhima

Ramion Kurti

Kiduina Zaka

Tërmet Peçi

Genti Lakollari

Hatixhe Konomi

Saimir Hasalla

Fadil Nasufi

Agron Gaxho

Besa Spaho

Ornaldo Rakipi

Klevis Jahaj

Ilva Gjuzi

Anila Denaj

Tedi Mula (PSD)

Besnik Brahimi (PSD)

Shkurt Lasku (PSD)

Arbjan Mazniku

Asfloral Haxhiu

Ani Dyrmishi

Eduard Shalsi

Vasil Llajo

Enriketa Jaho

Etleva Budini

Ana Nako

Alma Selami


Ndarja e re administrativo-territoriale parashikon shkrirjen ose bashkimin e 15 bashkive me njësi të tjera vendore. Ndryshimet prekin qarqe të ndryshme të vendit dhe synojnë riorganizimin e pushtetit vendor.


Mes bashkive që humbasin statusin si njësi të veçanta vendore janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimal, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi.


Mazhoranca e ka argumentuar reformën me nevojën për rritjen e kapaciteteve administrative dhe financiare të pushtetit vendor. Nga ana tjetër, opozita e ka kundërshtuar hartën e re territoriale, duke ngritur shqetësime për përfaqësimin e komuniteteve dhe duke kërkuar që qytetarët të kenë mundësi të shprehen për ndryshimet.


Me miratimin e këtij projektligji, Shqipëria pritet të organizohet në 46 bashki, ndërsa 12 qarqet ekzistuese mbeten të pandryshuara. Sipas raportimeve mediatike, zgjedhjet e ardhshme vendore pritet të zhvillohen mbi bazën e ndarjes së re territoriale./ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page