Lokalizohet dhe shuhet me sukses zjarri në fshatin Plovisht
- 1 hour ago
- 1 min read
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimit zjarrfikës, në bashkëpunim të ngushtë me banorët e zonës, u bë e mundur izolimi dhe shuarja e plotë e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me dushk në fshatin Plovisht, Njësia Administrative Maliq.
Zjarri përbënte një rrezik serioz për t'iu afruar banesave të fshatit, por falë koordinimit të shpejtë dhe punës në terren u parandalua çdo dëm në njerëz apo në pronat e banorëve.
Falënderojmë për përkushtimin dhe banorët që iu bashkuan aksionit!
Nxitim të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.
Ju lutemi të gjithëve të tregoheni të kujdesshëm! Një pakujdesi e vogël mund të rrezikojë jetë dhe pronë.
Faleminderit të gjithëve për ndihmën dhe përkushtimin!
“KORÇA BOOM”
















