top of page

Lozhan: Dalin fotot me dron nga stani i kthyer në bazë të armatosur

  • Jun 4
  • 1 min read

Janë publikuar pamjet me dron nga stani në fshatin Lozhan të Maliqit, ku dyshohet se ishte strehuar i shumëkërkuari Violand Braçellari, gjatë operacionit të forcave të rendit.


Sipas informacioneve zyrtare, Braçellari nuk iu është bindur thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar dhe ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve të forcave speciale “Shqiponja”.


Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka humbur jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa është plagosur kolegu i tij Edison Adri. Gjatë operacionit raportohet se është plagosur edhe vetë Braçellari, i cili ka marrë tre plagë nga armë zjarri, sipas burimeve.


Pamjet e publikuara tregojnë ambientin ku ai dyshohet se ishte strehuar për një periudhë të gjatë. Sipas të dhënave paraprake, stani ishte përshtatur për qëndrim të zgjatur, ndërsa dyshohet se aty mbaheshin armë zjarri dhe municion luftarak.


Burime bëjnë me dije se Braçellari, ish-ushtarak, ishte në kërkim nga policia e Vlorës për kultivim narkotikësh dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe aksesit të kufizuar, ai kishte arritur t’i shmangej disa herë operacioneve të mëparshme të forcave RENEA.


Hetimet dhe operacioni vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page