top of page

“Lumë” gjobash/ Arrestohen shoferë të dehur dhe bllokohen dhjetëra mjete brenda një jave

  • 1 day ago
  • 1 min read

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet gjatë javës 4-10 maj, duke vendosur mbi 14 mijë masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.


Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i gjobave lidhet me parkimet e gabuara, mosrespektimin e rregullave të sigurisë dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.


Gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për drejtim nën efektin e alkoolit. Prej tyre, 11 janë arrestuar, një është proceduar në gjendje të lirë dhe 34 raste janë trajtuar me masa administrative.


Policia ka vendosur gjithashtu 1,251 masa për drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse, 401 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 319 masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit.


Ndërkohë, 9,189 masa janë vendosur për parkim të gabuar dhe ndalim në kundërshtim me rregullat e qarkullimit.


Si rezultat i kontrolleve janë bllokuar edhe 65 mjete, përfshirë automjete të larguara me karrotrec për parkim të gabuar, mjete pa dokumentacion, automjete me gjoba të papaguara dhe mjete të sekuestruara si prova materiale.


Sa i përket rasteve penale, gjatë kësaj jave janë trajtuar 34 raste, përfshirë drejtim mjeti në gjendje të dehur, drejtim pa leje, aksidente me pasoja të rënda, largim nga vendi i aksidentit dhe një rast për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page