top of page

Lë gjurmë në Turqi, bëhet blerja më e shtrenjtë dhe lojtari më i paguar shqiptar

  • 4 days ago
  • 1 min read

Ernest Muçi po shkruan historinë në futbollin turk, teksa pritet të zyrtarizohet përfundimisht te Trabzonspor pas një sezoni mbresëlënës. Futbollisti nga Pogradec ka bindur drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur të paguajnë 8.5 milionë euro te Beşiktaş JK për kartonin e tij.


25-vjeçari shqiptar do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, duke u kthyer kështu në futbollistin më të paguar të Kombëtarja e Shqipërisë. Ish-lojtari i KF Tirana ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029, ndërsa transferimi i tij konsiderohet një nga më të rëndësishmit në historinë e klubit turk.


Duke përfshirë edhe 1 milion euro të paguara për huazimin fillestar, operacioni arrin në total 9.5 milionë euro, çka e bën Muçin një nga blerjet më të kushtueshme të Trabzonsporit.


Performanca e tij gjatë këtij sezoni ka qenë e jashtëzakonshme, duke fituar besimin e plotë të trajnerit Fatih Tekke.


Statistikat e sulmuesit shqiptar flasin vetë: në 34 ndeshje, Muçi ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 9 asistime, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç të skuadrës në garën për trofe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page