Lëkundje sizmike, ja sa ishte magnituda e tërmetit
top of page

Lëkundje sizmike, ja sa ishte magnituda e tërmetit

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te banorët.


Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është ndier edhe në disa zona përreth qytetit. Shumë qytetarë kanë raportuar se kanë dalë jashtë banesave menjëherë pas lëkundjeve, të alarmuar nga goditja sizmike.


Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet kompetente vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekspertët e sizmologjisë po analizojnë aktivitetin sizmik pas lëkundjes.


Shqipëria ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe lëkundje me magnitudë të ulët e mesatare regjistrohen herë pas here. Edhe pse zakonisht nuk shkaktojnë pasoja, ato shpesh krijojnë panik dhe pasiguri te qytetarët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page