Lënda plasëse i shp*rthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari
- 5 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Porto Palermos në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po peshkonte duke përdorur një mjet artizanal plasës, i cili i ka shpërthyer në dorë.
Si pasojë e shpërthimit, 65-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup dhe në gjymtyrë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen edhe detaje të tjera lidhur me mënyrën e përdorimit të lëndës plasëse.
“KORÇA BOOM”
















