top of page

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

  • Mar 25
  • 1 min read

Një aksident është regjistruar në Tepelenë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në greminë, duke lënë të plagosur drejtuesin e tij.


Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gusmar–Nivicë, në një zonë malore me terren të vështirë. Sipas informacioneve, automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, për të përfunduar pranë një masivi shkëmbor.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë strukturat e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit që ndodhej ende brenda mjetit. Pas një operacioni të vështirë, është bërë e mundur nxjerrja e tij dhe transportimi drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.


Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page