Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
- 4 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Gjormë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë. Mjeti është përplasur me një bordurë betoni, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi ka marrë lëndime të lehta dhe i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, pa pasur nevojë për transportim në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















