Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në rreth-rrotullimin e Kolonjës, plagoset një grua
- 1 hour ago
- 1 min read
Një aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Kolonjës mëngjesin e sotëm.
Një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Makina drejtohej nga një grua dhe ende nuk dihen motivet e vërteta të aksidentit.
Në mjet udhëtonin tre persona të cilët pas aksidentit janë dërguar në spitalin e Lushnjës për kontroll dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“KORÇA BOOM”
















