Makina përplas motorin, një i lënduar dërgohet me urgjencë në spital
- 51 minutes ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen Skënderbeg në Shkodër, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal i Shkodrës. Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Ndërkohë, pritet që nga autoritetet të jepen detaje të tjera mbi aksidentin dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.
“KORÇA BOOM”
















