Maliq/ Arrestohet 30-vjeçari që vodhi sasi të konsiderueshme rrushi në një magazinë
- Korca Boom
- Dec 1
- 1 min read
Një ngjarje vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në fshatin Rëmbec të Maliqit, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka depërtuar në magazinën e një 74-vjeçari dhe ka marrë një sasi të konsiderueshme produkti rrushi.
Sipas Policisë, pas kallëzimit të bërë nga i moshuari, shërbimet e Komisariatit të Maliqit organizuan veprimet e shpejta operacionale, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Sasia e rrushit e vjedhur është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.
Deklarata e plotë e Policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, pasi dyshohet se gjatë natës në magazinën e një 74-vjeçari ka vjedhur një sasi të konsiderueshme produkt rrushi, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“KORÇA BOOM”



















