Maliqi "godet" në stol, afron trajnerin që shpalli kampion Skënderbeun U-19
- 1 day ago
- 1 min read
Drejtuesit e klubit i kanë besuar stolin trajnerit korçar Edmir Osmanllari, i cili nis kështu një sfidë të re në karrierën e tij.
41-vjeçari vjen te Maliqi pas një eksperience shumë të suksesshme me ekipin U19 të Skënderbeut. Në sezonin 2024-2025 ai arriti të shpallte kampione skuadrën korçare në elitën e futbollit të 19-vjeçarëve, duke konfirmuar vlerat e tij si një nga trajnerët më premtues të futbollit të moshave.
Nën drejtimin e Osmanllarit, Skënderbeu U19 u përfaqësua me dinjitet edhe në arenën europiane. Korçarët eliminuan Inter Escaldes në raundin e parë, përpara se të përballeshin me Aston Villa U19 në vazhdim të kompeticionit.
Tashmë, trajneri korçar synon të lërë gjurmë edhe me Maliqin, duke ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë.
Në stafin teknik, Osmanllari do të ketë si ndihmës Erjon Beqirin, ndërsa Egli Malësija, i cili drejtoi ekipin sezonin e kaluar, do të vazhdojë kontributin e tij në një rol të ri, atë të administratorit të klubit.
“KORÇA BOOM”
















